Rudina/ Aktori flet per rolin me Kadri Roshin: Nuk e dija qe do me qellonte (30.05.2018)

  • 6 years ago
Ai është ndër aktorët shqiptarë më të njohur dhe humorin duket se e ka të lindur. Xhevahir Zeneli për më shumë se 30 vite ka ditur të vijë pranë publikut me rolet e tij. Aktori ishte sot i ftuar në studion e ?Rudina?, në Tv Klan nga ku rrëfeu rrugëtimin e tij si artist. Gjatë emisionit Zeneli zbuloi edhe pjesë nga prapaskenat e realizimit të filmave vite më parë.
Lidhur me filmin ?Rrethimi i vogël? Zeneli tregoi se nuk ishte vënë në dijeni të skenës ku qëllohej me shuplakë nga aktori Kadri Roshi.
?Ata ishin futur në zyrën e kryetarit dhe po bënin skenën. Unë nuk dija gjë fare, isha i pambrojtur dhe i papërgatitur për shuplakën. Nuk më kishin treguar. Kur ai hapi krahun mua mu errën sytë dhe kur tha ai shumë bukur doli aty e kuptova. Kur mbaroi më mori profesor Kadriu dhe më përqafoi. ?Mirë do ishte të më kishe treguar profesor?, i thash dhe ai ma ktheu ?Po të të tregoja nuk do dilte njëlloj skena?. Dhe vërtetë ashtu ishte, ne bëmë edhe 4 dubla të tjera dhe mbajtëm të parën sepse unë reagoja, vija dorën në faqe instinktivisht për tu mbrojtur?, tregoi Zeneli.

Recommended