Rudina/ Kush e zevendesoi Kadri Roshin tek filmi “Skenderbeu” (28.11.17)

  • 6 years ago
Regjizorët shqiptarë Esat Musliu dhe Pirro Milkani ishin sot të ftuar në emisionin ?Rudina?, në Tv Klan nga ku rrëfyen si ?ringjallën? filmin ?Skënderbeu?.
Gjatë emisionit Musliu rrëfeu vështirësit e ridublimit të filmit teksa tregoi se vështirësia më e madhe ka qenë gjetja e një dublanti për zërin e aktorit të madh Kadri Roshi.
Regjizori tha se për të gjetur dublantin ka provuar 10 aktorë dhe në fund vendosën për djalin e Kadri Roshit, Kliti Roshin i cili sipas tij e imitonte në mënyrë perfekte.
?Vështirësinë më të madhe dhe thuajse të pamundur gjetëm tek ai historiani i famshëm të cilin e ka dubluar Kadri Roshi. Aty unë kam provuar 10 aktorë. Aktorëve nuk iu ka mbetur hatri dhe si përfundim morëm të birin e Kadri Roshit, Kliti Roshin. Ai nëpër ambientet e kafeneve ku takoheshim e imitonte në mënyrë perfekte dhe në fakt ashtu e ka bërë. Dhe është personazhi i vetëm që nuk kuptohet nëse është Kadriu vetë apo ndonjë aktor tjetër?, tha Musliu.

Recommended