Report TV - Deputeti gjerman i CDU në Tiranë: Shqipëria ka bërë progres, të hapen negociatat

  • 6 years ago
TIRANE-Deputeti gjerman i CDU, Mark Hauptman po zhvillon një vizitë në Shqipëri, ndërsa pas takimit me kryetarin e grupit të PS, Balla deklaroi se duhet të hapen negociatat.

Për mua është kënaqësi që pata këtë takim në Kuvendin e Shqipërisë. Kam dy ditë që ndodhem në Shqipëri për të parë nga afër zhvillimet dhe gjendjen aktuale të Shqipërisë për tju afruar BE-së. Siç e tha dhe kolegu Balla, ne kemi 30 vjetorin e marrëdhënieve të bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe, në këto 30 vite Gjermania ka mbështetur Shqipërinë me shumën 1 miliard euro. Kjo tregon interesin që ka Gjermania për të mbështetur Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në rrugën e integrimit evropian. Dua tju flas si një person që ka lindur dhe është rritur në ish-Gjermaninë Lindore dhe pas Bashkimit të Gjermanisë ne e kemi pasur shumë më të lehtë, duke pasur mbështetjen e një vëllai të madh, atë të Gjermanisë Perëndimore.

Kjo ka qenë një mbështetje në aspektin financiar, politik dhe të sundimit të ligjit, ndërsa për Shqipërinë ky rrugëtim në këto 30 vite ka qenë shumë më i ndërlikuar, ajo nuk ka pasur një vëlla të madh, ndaj rrugëtimi i saj për demokraci, sundimin e ligjit dhe axhendën e reformave ka qenë shumë më i vështirë dhe tani kur vij në Shqipëri e shoh qartë progresin që ajo ka bërë në këto 30 vite. Përgëzime për këtë!

Recommended