Deputeti gjerman i CDU Mark Hauptman në Tiranë: Shqipëria ka bërë progres, të hapen negociatat

  • 6 years ago
TIRANE-Deputeti gjerman i CDU, Mark Hauptman po zhvillon një vizitë në Shqipëri, ndërsa pas takimit me kryetarin e grupit të PS, Balla deklaroi se duhet të hapen negociatat.

Shqipëria ka bërë progres të madh për t?iu bashkuar BE-së. Qeveria ka një axhëndë për reformat në drejtësi, krimit, korrupsionit dhe parandalimit të azilkërkeusve. Në duam ta mbështesim Shqipërinë. Brenda BE ka debate për zgjerimin e BE dhe Ballkanit, ne duhet të fillojmë procesin e negociatave me Shqipërinë, duhet të hapen, do ua sugjeroj kolegëve të mi. Ka pasur një proces të mirë të reformave në Shqipëri, këtë e kanë parë kolegët e grupit tim parlamentar dhe dëshiroj ta mbështes fuqishëm Shqipërinë dhe Ballkanin duke kërkuar edhe mbështetjen e kolegëve tanë.

Mark Hauptman
Gjermania, Holanda dhe Franca janë tre vendet skeptike për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Pas vizitës së Ramës në Berlin, ku takoi Merkel, Tiranën e kanë vizituar disa deputetë të Bundestagut për t?u njohur me progresin që ka bërë vendi ynë para vendimit në fund të qershorit.

Recommended