Librazhd, punimet e rrugës Qukës-Plloçë dëmtojnë shtëpitë, banorët në protestë: Do bëjmë vetëgjyqësi

  • 6 years ago
LIBRAZHD- Në fshatin Golik banorët protestojnë për punimet në rrugën Qukës-Plloçë. Ata janë ankuar se shpërthimet me dinamit gjatë punimeve në rrugë, u kanë dëmtuar shtëpitë.

Madje banorët kanë pohuar se në momentin e shpërthimit, në shtëpitë e tyre, kanë rënë gurë të mëdhenj, pikërisht në dhomën ku flinin fëmijët. Mbas kësaj banorët janë tejet të shqetësuar e të alarmuar.

Jemi të terrorizuar. Shpërthimet me dinamit na kanë shkatërruar banesat. Jemi te tmerruar. Fëmijët kanë qenë në gjumë në momentin e shpërthimit të fuqishëm. Sot do ishte dite zie. Do ishim vrarë të gjithë. Gurë të mëdhenj kanë rënë brenda në dhomë ku flinin fëmijët. Do vijojmë të bllokojmë punimet. Askush nuk merr masa për këtë skandal. Do bëjmë vetëgjyqësi.

Banorët e fshatit Golik

Recommended