Shpërndanin heroinë, goditet grupi i trafikantëve në Berat, sekuestrohen lekë, armë e dy mjete

  • 6 years ago
Policia e Beratit ka arrestuar katër persona, pasi akuzohen për shpërndarje heroine. Tre prej personave të arrestuar rezultojnë të dënuar më parë për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Uniformat blu kanë finalizuar operacionin 'Çelepiasi', duke sekuestruar 3.5 gramë heroinë, një shumë parash, një armë gjahu, tre telefona dhe dy automjete, ndërsa janë arrestuar shtetasit Argent Myftari, Françesko Mehmetaj, Alvaro Merka dhe Geri Molishti.

Recommended