Report TV - Alibeaj: Xhafaj kërcënoi Ramën me rrëzimin e qeverisë nëse e shkarkonte

  • 6 years ago
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj reagoi pas deklaratës për media të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj i cili sqaroi akuzat ndaj vëllait të tij për dënimin në Itali dhe trafikun e drogës.

Aibeaj tha se edhe Xhafaj, njësoj si Saimir Tahiri kërcënoi Ramën me rrëzimin e qeverisë nëse e shkarkonte nga detyra. Deputeti demokrat shtoi gjithashtu se Agron Xhafaj u largua në drejtim të Italisë për të mos dalë me zë dhe figurë para shqiptarëve, ndërsa ekspertizën e videopërgjimit të pretenduar nga Rama dhe Xhafaj e cilësoi të bërë nga laboratorë të paidentifikuar.

Recommended