Opozita serbe kerkon rrezimin e qeverise

  • 5 years ago
Protesta e tretë e opozitës serbe. Çdo javë të shtunën në mbrëmje opozita serbe dhe mijëra qytetarë kanë mbajtur parullat ?ka filluar rënia e qeverisë? dhe ?i mbaruar?, drejtuar Presidentit Aleksandar Vuçiç.

Protestat e opozitës janë zbardhja e vrasjes së politikanit nga Mitrovica, Oliver Ivanoviç, sulmin e liderëve të opozitës dhe djegien e shtëpisë së një gazetari.

Organizatorët thonë se në tubim ishin 40 mijë veta, kurse qeverisja dhjetë herë më pak.

"Ndalo gënjështrat zoti Vuçiç dhe mos e gënje popullin. Do të mblidhemi këtu edhe më shumë dhe jemi çdo ditë e më të irrituar nga politika jote", thotë aktori serb Branisllav Trifunoviç.

Presidenti Vuçiç ka ironizuar me ta duke thënë se nuk ua ka frikën edhe po të jenë pesë milionë. Mund ta mundin vetëm në zgjedhje.

Protesuesit thanë se opozita duhet të bojkotojë zgjedhjet nëse ato ndodhin pasi nuk zhvillohen në kushte të lira dhe demokratike. Ata thonë se Vuçiç është një diktator që ka vënë nën kontroll të gjitha mediat.

Tv Klan

Recommended