Report TV - Digjen furgoni dhe 'Golf-i' në Vlorë, ngjarja dyshohet e qëllimshme

  • 6 years ago
Dy automjete janë shkrumbuar gjatë natës së kaluar në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bunavi, në vendin e quajtur ?Kthesa e Bushajve?, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e djegies së dy makinave.

Policia njofton se janë djegur një furgon, në pronësi të shtetasit A. A., i cili e ka denoncuar mjetin e tij si të vjedhur, si dhe një mjet tip 'Golf', që rezulton me targat e një tjetër mjeti. Ndërkohë, vijojnë hetimet nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga informacionet e para dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Informacioni paraprak i policisë:
Më datë 12.05.2018, Salla Operative Vlorë, është njoftuar se në fshatin Bunavi janë gjendur të djegur një mjet fugon në pronësi të shtetasit A.A., të cilin sot e ka denoncuar mjetin të vjedhur si dhe një mjet tip ''Golf'', i cili rezulton me targat e një tjetër mjeti.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Recommended