Report TV - Gjirokastër, lagjia Gërhot e harruar nga bashkia, nuk vihet dorë prej vitesh

  • 6 years ago
Banorët e lagjes Gërhot në Gjirokastër ankohen se bashkia e këtij qyteti nuk ka vënë dorë asnjëherë për sistemimin e lagjes së tyre. Prej 27 vitesh problematika është e njohur nga autoritetet vendore, por këto të fundit bëjnë investime sipërfaqësore vetëm në kohë fushate zgjedhore.

Në këtë lagje banojnë 400 familje të cilët kanë ardhur nga zonat përreth, por që prej vitit 1990 kjo lagje është e veçuar në çdo aspekt nga qyteti i Gjirokastrës. Të gjitha banesat ujerat e zeza i kanë me gropa septike si pasojë e mungeses së rrjetit të kanalizimit. Nga ana e tyre banorët shprehen të revoltuar për këtë gjendje dhe kanë kërkuar sensibilizim përmes Report Tv.

Bashkia e Gjirokastrës thotë se ka një projekt urbanizimi për këtë lagje, por asnjëherë nuk është vënë në jetë për shkak të mungesës së fondeve. E për banorët e zonës një projekt i tillë nuk ka ekzistuar derisa asgjë nuk është parë në realitet.

Recommended