Report TV - KLD refuzoi të shkarkojë katër gjyqtarët, Etilda Gjonaj: Ditë e zezë për drejtësinë

  • 6 years ago
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar një ditë pas vendimit të KLD-së, të cilët rrëzuan kërkesën për shkarkimin e katërt gjyqtarëve të kapur me shkelje.

Gjonaj e cilësoi ditë të zezë për drejtësinë vendimin e KLD-së. Sipas saj, gjyqtari i Durrësit, Petraq Curri dhe Vlorës, Ken Dhima kanë vonuar pa arsye zbardhjen e vendimeve, por KLD i mori në mbrojtje, sikurse edhe dy gjyqtarët e tjerë, të Fierit, Ergys Selmani dhe Shkodrës Ahmet Jangulli, për të cilët Ministria e Drejtësisë kërkoi shkarkimin.

Gjyqtari i Fierit, Ergys Selmani vonoi zbardhjen e urdhrit të mbrojtjes të shtetases Liljana Ruka që u vra më pas nga bashkëshorti i saj.

E djeshmja ishte një ditë e zezë për këtë Këshill, që nxori në pah sfidën e madhe që kemi përpara për të përmbysur sistemin e kalbur të drejtësisë! Këshilli i Lartë i Drejtësisë si një organ kolegjial ka dështuar në garantimin e llogaridhënies së gjyqtarëve, dhe eshte kthyer ne një strukture mbrojtëse të interesave personale të gjyqtarëve në dëm të interesit publik.

Një arsye më shumë për ta vazhduar me vendosmëri reformimin rrënjësor të sistemit aktual të drejtësisë dhe për t?u ndarë me thikën e operacionit të spastrimit të sistemit, nga kasta e korruptuar që e ka mbajtur atë peng për më shume se çerekshekulli! Unë kam besim që me zbatimin pa kompromis të Reformës në Drejtësi, vendime si ato të djeshmet, do të mbeten pjesë e historisë së padenjë te nje sistemi, të cilit, po i vjen fundi dhe nuk do të përsëriten më në të ardhmen.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar të Gjykatës administrative Vlorë, i cili në mënyrë diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, kishte plot 212 vendime gjyqësore të arsyetuara me vonesë.

Recommended