Report TV - Lezhë, makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, plagoset shoferja

  • 6 years ago
Një aksident rrugor ka ndodhur në dalje të Lezhës, në superstradën Lezhë-Shkodër, me pasojë plagosjen e një personi. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

Për pasojë, ka mbetur e plagosur drejtuesja e autoveturës, e cila është dërguar menjëherë në Spitalin e Lezhës. Nga informacionet e para, bëhet e ditur se e plagosura është jashtë rrezikut për jetën.

Recommended