Rama: 31 investime dhe 3 projekte për Lezhën, në majit nis puna për 'Rrugën e Arbrit'

  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se brenda muajit maj do të nisë puna për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Kreu i qeverisë tha se brenda këtij muaji çelet kantieri i kësaj rruge mjaft të rëndësishme, ku do të fillojë puna dhe nuk do të ndalet deri në përfundimin total të saj.

Ai e bëri kët deklaratë nga Lezha, ku ndodhet në turin e llogaridhënies publike të qeverisjes, ndërsa renditi dhe disa nga investimet e qeverisë për Qarkun e Lezhës, duke u ndalur kryesisht te agroturizmi.

Brenda majit do të çelim kantierin e Rrugës së Arbrit dhe do të fillojë e nuk do të ndalet më puna deri sa të përfundojë përfundimisht. Ky aks do ta bëjë Dibrën zonë të integruar me kryeqytetin dhe do të çelë potencial shumë të madh për të gjithë atë krah, që lidh Tiranën me Dibrën dhe ka bukuri përrallore të paprekura dhe që shumëkush nuk i ka parë dot për shkak të mungesës së rrugës.

Kryeministri Edi Rama
Më tej, kryeministri Edi Rama ka zbuluar projektet e qeverisë për Qarkun e Lezhës, teksa vuri theksin te agroturizmi. Shefi i ekzekutivit iu bëri thirrje qytetarëve dhe bizneseve të zhvillojnë më shumë agroturizmin, duke shtuar se ditët në vijim qeveria do të miratojë një paketë të veçantë mbështetjeje, duke krijuar lehtësira të ndjeshme fiskale për agroturizmin.

Ditë në vijim do miratojmë një paketë të veçantë mbështetjeje, duke krijuar lehtësira të ndjeshme fiskale për agroturizmin, duke nxitur investimet në turizëm me garancinë që kontributet në sistemin e taksave do të jenë sh më të ulëta se sa janë sot. Agroturizmi është potencial i madh për zonat ku duket sikur bujqësia apo zhvillimi i fermave dhe blegtorisë në funksion të tregut mbetet sfidë e vështirë, po ku natyra është e mrekullueshme. Agroturizmi është instrument shumë efikas, si një mënyrë jo vetëm për të dal nga varfëria, por edhe për të bërë një biznes fitimprurës. Përmes kësaj pakete mbështetjeje, ku do kemi ulje të TVSH, si për hotelet me 4 e 5 yje, me 6%, t?i japim mundësi fantazisë dhe vullnetit të sipërmarrësve për të krijuar modelet e para. Mjafton të kesh një banesë në një natyrë të bukur, të ngresh një mikrofermë në funksion të agroturizmit, për të krijuar një biznes shumë fitimprurës.

Recommended