Report TV - Mirditë, familja Gjoni në kushte të vështira ekonomike, bën apel për ndihmë

  • 6 years ago
Varfëria më ka mundur, por nuk e kam menduar asnjë ditë të heq dorë nga shkollimi i 4 vajzave të mia të vogla. Kështu e nis rrëfimin e tij mes lotësh, Pjetër Ndue Gjoni, nga fshati Velë i Mirditës, familja 7 anëtarëshe, e të cilit përballet me vështirësi të shumta ekonomike.

Kjo është ngrehina ku jeton familja Gjoni në fshatin e thellë malor të Mirditës, skamja është ulur këmbëkryq si jashtë dhe brenda kësaj shtëpie, ndërsa pamjet nuk kanë nevojë për shumë koment. Në këto ambiente jetojnë 7 anëtarët e familjes së varfër, teksa banesa nuk ka as kushtet minimale, ndërsa orenditë shtëpiake janë një luks për këtë familje.

Mes kësaj zymtësie të dhomës ndriçon portreti i Krishtit, e që kësaj familjeje i jep besim se ditë më të mira do të vijnë. 50 vjeçari, Pjetër Gjoni, vuan nga Skleroza Multiple e cila një është sëmundje autoimune, që atakon sistemin nervor qendror, pra trurin dhe palcën kurrizore.

Dikur punonte gardian në burgun e Shënkollit, ndërsa prej kohësh e ka humbur vendin e punës edhe për këtë shkak të sëmundjes së tij, e ka të pamundur ti bëhet krah ashtu siç dëshiron familjes së tij.

Përmes kamerës së televizionit tonë ai përfiton nga rasti ti bëj apel instancave shtetërore por edhe qytetarëve të thjeshtë për ndihmë, në mënyrë që fëmijët e tij të rriten si bashkëmoshatarët e tyre.

Recommended