Basha: PD do te coje ne parlament ligjin per ndalimin e simboleve te komunizmit

  • 6 years ago
Kreu i opozitës Lulzim Basha pas homazheve në Varrezat e Dëshmorëve, tha se opozita është e angazhuar të çojë në parlament ligjin për ndalimin e simboleve të komunizmit.

"Partia Demokratike, është e angazhuar të çojë në Parlament ligjin për ndalimin e simboleve të komunizmit, dekomunistizimin e Shqipërisë,për të bërë të qartë se kurrë më nuk do të pranojmë rikthimin e të shkuarës së përgjakshme dhe të dhimbshme për të cilën shqiptarët kanë paguar çmimin më të shtrenjtë në Europë dhe kjo do të nisë me ndalimin e simboleve të komunizmit dhe portretit të gjakatarit Enver Hoxha?, u shpreh Basha.

Basha u bëri thirrje të gjithëve pa dallime politike, për të kërkuar lirinë.

"Të nderojmë sot burrat dhe gratë që dhanë jetën për lirën, kundër pushtuesve fashistë. Të nderojmë sot Azem Hajdarin dhe heronjtë e tjerë të demokracisë. Dita e sotme është ditë nderimi për ti kujtuar njëri tjetrit se liria fitohet dhe mbrohet çdo ditë.

Thirrja ime është të vazhdojmë ditë për ditë për lirin e kërcënuar, lirinë nga tirania që shkel ligjin", tha kreu i opozitës Basha.

Recommended