Report TV - Aksident i trefishtë në aksin rrugor Tiranë-Rinas, plagosen dy persona

  • 6 years ago
Tiranë- 3 aksidente kanë ndodhur deri më tani në aksin,Tiranë-Rinas, në kthesën e Kasharit, ku janë përplasur e dëmtuar 3 automjete, dhe një nga makinat është përmbysur, pasi ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 2 persona. Shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë. Ndërkohë, mësohet se 2 ambulanca dhe 1 zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes.

Po ashtu edhe policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon punën për hetimin dhe zbardhjen e aksidenteve.

Recommended