Report TV - Berisha: BE-ja nuk donte kokën e Tahirit, të hedhim Ramën!

  • 6 years ago
Pas dorëheqjes nga mandati nga ana e deputetit i Saimir Tahiri, Sali Berisha foli para medieve jashtë Kuvendit, pas bojkotimit të seancës plenare nga opozita në momentin që nisi të flasë Edi Rama. Ish-kryeministri deklaroi se BE-ja nuk kërkoi kokën e Saimir Tahirit, por dorëheqjen e Edi Ramës, si kusht për integrimin Shqipërisë në familjen e madhe evropiane.

Deri sa Edi Rrama qëndron dhe flet aktualisht në parlament, dorëzimi i mandatit të tij (Tahirit) sot është dëshmi e forcës së krimit. Në vend që një parlamen të ketë forcën për t?i hequr mandatin, një takim i fshehtë është parlajmëruar se është bërë në një spital privat të Tiranës. Në atë takim tresh janë bërë premtime të tilla. I treti ishte Lal Plehu. Kjo është një fitore e mbarë shqiptarëve dhe opozitës që mban flamurin e dekriminalizimit të parlamentit dhe Shqipërisë.

Asgjë nuk ndryshon nëse njeriu që po flet tani në parlament, që vetëm mashtron, që udhëotn si faqja e zëzë nëpër Evropë, dhe që i bojkotojnë darkat dhe pritjet, si të ishte i dërguari i Kim Jong Unit, njeriut të cilit i ka dalë boja si psikopat dhe lider toksik, nuk ikën. Ai përpiqet me çdo kusht të mbijetojë. Ai nuk kupton se bota nuk kërkonte konë e Saimir Tahirit, por dorëheqjen e Edi Ramës. Edi Rama është pengesa absolute e shqiptarëve drejt integrimit evropian. Përsëri ngarkesat që çojnë tek Olsi qarkullojnë në të gjitha kancelaritë e Evropës.

Rama riktheu burgjet politike në Shqipëri. Ftoj shqiptarët të ngrihen në lartësinë e tubimit të kuksianëve, t?i bëjnë Edi Ramës, atë që i bën armët pak ditë më parë kryeministrit dhe se si e palosën diktatorin guximtarët e Nikaraguas. Të hedhim, të hedhim kalbësirnë Edi Rama!

Recommended