Taksa në Rrugën e Kombit, Gjiknuri: Qytetarët e Kukësit do paguajnë tarifë të papërfillshme

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri tha në Ora News se qytetarë te Kukësit do të paguajnë tarifë për Rrugën e Kombit, por ajo do të jetë e reduktuar dhe e papërfillshme.

Tare: Çfarë po ndodh me negociatat për Rrugën e Kombit?

Gjiknuri: Po diskutojmë me koncesionarin e rrugës së Kombit. Kemi zgjedhur disa modele të tjera ekonomike duke marrë parasysh uljen drastike për kuksianët.

Tare: A ka vullnet koncesionari për të negociuar?

Gjiknuri: Patjetër që ka shprehur vullnet dhe ne po shohim si do të funksionojë kjo skemë, kush janë kategoritë që mund të përfitojë dhe si do të administrohet, që mos kthehet në abzuim. Jemi duke negociuar dhe shumë shpejt do bëhet publike dhe me të interesuarit në Kukës do të diskutohen tarifat e reja.

Tare: A gabuat me tarifën 5 euro?

Gjiknuri: Këtu ka pasur një apologji publike, mbase në kohën kur është bërë ky koncesion duhet të ishte analizuar më mirë impakti social. Megjithëse intervista janë kryer atëhere. Janë bërë edhe sondazhe atëherë që tregonte se pjesa më e madhe e përdoruesve të rrugës ishin gati të paguanin. Mbase ky proces duhet të ishte bërë më mirë në kohën e duhur dhe patjetër që kjo përgjegjësi transferohet tek të gjithë ne. Por që duhej të ishte menduar më mirë impakti social për atë zonë dhe mbase mund të ishte parashikuar masa të tjera në kontratë, gjë që unë pavarësisht se e administroj atë kontratë nuk kam qenë hartuesi dhe as negociatori, kam gjetur një kontratë të nënshkruar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/taksa-ne-rrugen-e-kombit-gjiknuri-qytetaret-e-kukesit-do-paguajne-tarife-te-reduktuar