Report TV - Kater akuzat/ Dosja tek Krimet e Rënda, ja prokurorët që po hetojnë Llallën

  • 6 years ago
Çështja penale kundër ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla e nisur dy muaj më parë për 4 akuza nga prokuroria e Durrësit, tashmë po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dhe se prokurorët që janë duke administruar këtë hetim mësohet të jenë Besim Hajdarmataj dhe Klodian Braho. Hajdarmataj është kreu i prokurorisë së Krimeve të Rënda, i cili së bashku me prokurorin tjetër Braho, po hetojnë Llalla lidhur me pasurinë e këtij të fundit.

Çështja penale kundër Adriatik Llallës pak ditë më parë u transferua tek Krimet e Rënda, pasi akuza e Durrësit gjatë verifikimeve të kryera ka konstatuar shkelje ligjore, për sa i përket makinacioneve që Llalla ka kryer për ritjen e pasurisë së tij, nëpërnjet shtetasve Gazmen Brahimaj dhe Edison Dushku.

Por nuk ka qënë vetëm kjo arsyeja e transferimit të dosjes nga Durrësi në Tiranë, pasi prokurorët kanë shfrytëzuar dhe një vendim të Gjykatës së Lartë, e cila udhëzon prokuroritë e rretheve që çështjet penale të rregjistruara për zyrtarë të lartë nga 1 gushti 2017 e në vijim, duhet t'i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi kjo e fundit ka koopetencat ligjore për të hetuar këtë kategori. Vetë posti i kryeprokurorit që mbante Llalla, konsiderohet si nivel i lartë i këtij zyrtari, që tashmë është nën hetim për 4 vepra penale.

Veprat penale
Hetimi për Llallën është rregjistruar për ?Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurise, interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim?, ?Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi?, ?Pastrimit të produkteve të veprës penale? dhe ?Shpërdorimit të detyrës?. Ish-kryeprokurori Llalla prej muajsh ndan kohën e tij ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë, ku jeton edhe familja e tij pas një largimi të ngutshëm në mesin e vitit 2016.

Recommended