Report TV - Durrës, fuoristrada përfshihet nga flakët ne ecje në aksin Plepa-Plazh

  • 6 years ago
DURRES-Një makinë tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në aksin Plepa-Plazh mesditën e sotme. Mësohet se makina ka qenë në ecje në momentin kur ka marrë flakë në pjesën e motorit.

Nuk ka persona të dëmtuar nga zjarri. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilët kanë shuar zjarrin. Ende nuk është përcaktuar shkaku i zjarrit, ndërsa kanë nisur hetimet.

Recommended