Report TV - Vetingu në Prokurori/ Ish-bashkëpunëtorja e Adriatik Llallës nën kontroll

  • 6 years ago
Fatjona Memçaj do të jetë prokurorja e dytë, e cila do t?i nënshtrohet procesit të Vetingut për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale. Memçaj është prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë, ndërsa do të paraqitet pra trupës gjykuese të përbërë nga Alma Faskaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli në datën 30 prill, për t?u njohur me rezultatet e kontrollit.

Duke iu referuar asaj çka ka deklaruar në deklaratat e pasurisë nga vitit 2003 deri në vitin 2016, zonja Memçaj duket se e kalon testin e ligjshmërisë së pasurisë, gjithnjë nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë nga hetimi i thelluar i komisionit të Vetingut dhe hetuesve ndërkombëtarë.

Madje, prokurorja Memçaj deklaron se ka blerë një makinë Gofl 4, me vlerë 6 mijë euro, me overdraft si dhe duke shitur një makinë modeste. Ndërkaq, zonja Memçaj rezulton pjesë e rrethit të besuar dhe ish-bashkëpunëtore ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i shpallur ?non grata? nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në vitin 2013, prokuroja Fatjona Memçaj ka qenë drejtore e Kabinetit të Prokurorisë së Përgjithshme, kur kjo e fundit drejtohej nga Adriatik Llalla, i cili sot ka një llogari të hapur me drejtësinë. Ndërsa në vitin 2008, prokurorja Memçaj ka mbajtur postin e drejtores së Drejtorisë Juridike në Institucionin e Presidentit të Republikës, gjatë Presidencës së Bamir Topit. Ndërkaq, bashkëshorti i saj, Dashamir Alsula rezulton se ka qenë ndihmës ligjor i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, gjatë periudhës prill-dhjetor të vitit 2016.