Abuzimi me rrugën e Gjinarit, kalon në gjykatë dosja për ish-kreun e ARRSH dhe zyrtarët e tjerë
  • 6 years ago
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-kreut të ARRSH, Dashamir Xhika, Andi Tomës, 6 zyrtarëve të tjerë të shtetit, por edhe 3 shoqërive tregtare dhe administratorëve të tyre me akuzën e shpërdorimit të detyrës për rrugën e Gjinarit.

Xhika e Toma që po hetohen në masën e sgurisë ?arrest me burg?, por edhe dhe të pandehurit e tjerë akuzohen për dëm ndaj shtetit në vlerën e 5 mln eurove. Edhe pse rruga me letra është e përfunduar, në fakt në realitet është e kundërta. Pas kallëzimit të KLSH, prokuroria nisi hetimet duke vendosur në pranga ish-kreun e ARRSH së bashku me zyrtarë e tjerë në datë 2 shkurt të këtij viti.

Andi Toma ka qenë drejtor i rrugëve në vitet 2008-2013 ndërsa Dashamir Xhika ka drejtuar këtë sektor nga viti 2013 deri në shtator 2017. Xhika dhe Toma janë në hetim edhe për një tjetër procedim, atë të rrugës Tiranë-Elbasan, dosje për të cilën janë marrë në pyetje edhe ish-ministrat Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj.


Emrat e 11 të pandehurve
Dashamir Xhika
Andi Toma
Rexhep Tarba
Agron Hysa
Kujtim Hysa
Rezarta Bokçiu
Lek Tushaj
Astrit Qafa
Malvina Kallabaku
Afërdita Basha
Kastriot Braha
Recommended