Report TV - Shpejtësi tej normave në autostradën Tiranë-Durrës, gjobiten 15 shoferë

  • 6 years ago
141 deri në 189 km/orë. Kjo është shpejtësia me të cilën lëviznin 15 shoferë mbrëmjen e së shtunës në Autostradën Tiranë-Durrës, ku Policia u ka pezulluar patentat. Shoferët janë kapur me radarë nga Policia Rrugore, ndërkohë që ata nuk kanë kundërshtuar gjobat.

Policia thotë se qëllimi nuk është pezullimi I lejeve të drejtimit, as sasia e gjobave, por sensiblizimi I shoferëve dhe parandalimi I aksidenteve.

Gjithashtu kontrolle janë zhvilluar edhe për shoferët e dehur në Tiranë. Policia thotë se cdo ditë të javës do të qëndrojë në rrugët e vendit me radarë dhe aparat matës drager për alkoolin.

Recommended