Report TV - Tritoli makinës në Fier, shpëton drejtuesi
  • 6 years ago
Shpërthimi i tritolit në një automjet në lagjen "29 nëntori" të qytetit të Fierit mbrëmjen e djeshme ka tronditur banorët. Në erë është hedhur një automjet tip "Mercedes Benz" me targa AA 270 IV në momentin kur po dilte nga parkimi, fare pranë qendrës së qytetit.

Drejtuesi i automjetit, Ervin Memo, 38-vjeç, ka arritur të shpëtojë edhe pse shpërthimi ka qenë mjaft i fortë, pasi siç duket edhe nga fotot e siguruara nga "Shqiptarja.com", makina është shkatërruar dhe dëmtimet më të mëdha i ka në krahun e shoferit.
Dëshmitarë okularë thanë se Memo doli vetë nga "Benz"-i, pavarësisht se në drejtim të automjetit kanë vrapuar menjëherë familjarët e Memos dhe kalimtarë të rastit për t'i dhënë ndihmën e parë. Të afërmit e tij kanë bërtitur me të madhe kur kanë parë se automjeti i u hodh në erë nga shpërthimi. Mendohet se objektivi ka qenë pikërisht 38-vjeçari dhe autorët kanë tentuar ekzekutimin e tij me tritol në automjet.
Recommended