Shkodër, 11 protestuesit në gjykatë, qytetarët dhe PD protestë, hidhen kapsolla dhe tymuese

  • 6 years ago
SHKODER-11 kuksianët e arrestuar për protestat e dhunshme në "Rrugën e Kombit" tre javë më parë kanë mbërritur në Gjykatën e Apelit për rivlerësim të masës së sigurisë. Trupa gjykuese përbëhet nga; Astrit Kalaja, Hajrie Mulmataj dhe Vojsava Osmanaj. Prokurorë janë Elvin Gogaj dhe Brahim Ndragjoshi.

Jashtë ambienteve të gjykatës së Apelit në Shkodër po zhvillohet një protestë nga qytetarët e Kukësit në mbështetje të 11 të arrestuarve. Protestuesit kanë hedhur tymuese dhe kapsolla. Protestuesit mbajnë në duar pankarta të ndryshme ?Lironi vëllezërit tanë?, ?Lironi protestuesit, arrestoni Tahirin?.

Në protestë janë edhe deputetët të PD, ashtu si në seancën e parë në Gjykatën e Tiranës. Për të parandaluar ndonjë përplasje, policia ka vendosur të qëndrojë në gatishmëri me 200 efektivë policie. Është bllokuar aksi që të dërgon në Gjykatën e Apelit në Shkodër.

Recommended