Protesta e tetraplegjikëve: Duam drejtësi, të hetohet për abuzimet nga drejtuesit e shoqatës

  • 6 years ago
Me kërkesën se prokuroria e Tiranës nuk duhet të pushojë hetimet me abuzimet e fondeve të shoqatës së tetraplegjikëve një pjesë e anëtarëve të kësaj shoqate tubuan këtë të enjte para gjykatës së Tiranës.

Ata kundërshtojnë vendimin e prokurorit Ndini Tavani për mbylljen e hetimeve, ndërsa shprehen se abuzime arrijnë në vlera nga 150-200 milion lekë.

Ndërsa akuza tjetër e tetraplegjikëve është se drejtuesit e shoqatës karrocat e destinuara për humanizën dhe shpërndarje falas tek personat në nevojë për të lëvizur, ata i shesin.

Nga ana e saj prokuroria ka konstatuar se dokumentacioni i cili sipas kallëzuesve do të faktonte dëmin ekonomik është dëmtuar gjatë përmbytjeve të ambjenteve të shoqatës së tetraplegjikëve.

Recommended