Report TV - Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • 6 years ago
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis. Në ditën e parë të kësaj vizite, ministrja Xhaçka u prit në takime të veçanta në Capitol Hill nga senatori Tom Cotton dhe kongresmenët Matt Gaetz dhe Jim McGovern.

Në takimet me zyrtarët e lartë amerikanë, ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen e SHBA-ve për reformën në drejtësi në vendin tonë, duke e cilësuar si shumë të rëndësishme për axhendën europiane të Shqipërisë.

Me senatorinTom Cotton dhe kongresmenët Matt Gaetz e Jim McGovern, ministrja Xhaçka diskutoi gjithashtu mbi partneritetin strategjik mes SHBA dhe Shqipërisë, si dhe mbështetjen e qeverisë amerikane për Forcat tona të Armatosura.
Recommended