Report TV - Avokatja e Popullit hakmerret për pallatin e vjehrrit të Bashës

  • 6 years ago
Avokatja e Popullit, Erinda Balanca, hakmerret për prishjen e pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës, në Vlorë, në të cilin kishte një apartament. Në raportin për veprimtarinë vjetore të Avokatit të Popullit, zonja Balanca kritikon ashpër Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit (IMT), dy organe këto që shembën në vitin 2013 pallatin e vjehrrit të Lulzim Bashës në Vlorë, për ndërtimin e Lungomares.

Asokohe IKMT quhej INUK. Erinda Balanca, edhe si e dëmtuar në këtë proces, mbrojti në Strasburg vjehrrin e Bashës kundër Shqipërisë. Gjykata e Strasburgut dënoi shtetin shqiptar, duke e detyruar t?u paguajë palëve të dëmtuara 14.2 milionë euro.

Ndërkaq, Erinda Balanca, tashmë në pozicionin e Avokates së Popullit, ?nxin? IKMT dhe IMT, duke i konsideruar këto organe jo transparente dhe që kanë cenuar në mënyrë të përsëritur pronën private me ndërhyrjet e tyre. Avokatja e Popullit i kushton një kapitull të posaçëm veprimtarisë, sipas saj abuzive, të organeve përgjegjëse për mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme.

?Në veprimtarinë e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), në bashki konstatohet mungesë transparence; raste të përsëritura të situatës së cenimit të pronësisë pa respektuar procedurën e njoftimit zyrtar mbi vendimmarrjen konkrete ndaj subjektit përkatës; veprimtari e IKMT-së, fragmentare, jo analizuese dhe jo reaguese, në rastet kur i kërkohet të ndërmarrë veprime të caktuara, nga ana e institucioneve të tjera shtetërore gjë që çon në mungesën e zhvillimit të një procesi të rregullt dhe të ligjshëm administrativ, shpesh edhe me shkaktim dëmi, ndërkohë që vazhdon gjendja e mosreflektimit ndaj kësaj paligjshmërie, duke përkeqësuar situatën juridike të subjekteve që kanë në pronësi, ose posedim ndërtimesh me statuse të ndryshme ligjore?, thuhet në raport.

Recommended