Mos i fol shoferit - Julka Gramo në taksinë e Rudina Dembacaj

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Julka Gramo është ndër emrat më të dashur për publikun për zërin dhe energjinë që transmeton cdo ditë me emisionet radiofonike.

Prej vitesh është bërë e njohur duke nisur nga karriera e saj si këngëtare dhe duke vijuar në radio.

E ftuar në intervistën për emisionin ?Mos i fol shoferit? nga Rudina Dembacaj, ajo ka rrëfyer si nisi hapja e radios dhe vendin ku e gjen veten më shumë.

Pjesë nga biseda

Dembacaj: Si nisi hapja e radios?

Gramo: Radio ka qenë projekt i përbashkët i Andit dhe Gjergjit. Kanë filluar që në 2003 dhe unë më vonë i jam bashkuar skuadrës së Energy. Është projekt që nisi ndryshe, pati shumë përkrahje dhe fokusi kanë qenë të rinjtë. Ata tani janë rritur dhe ka ndryshuar pak target grupi. Tani na dëgjojnë shumë dhe 45-50 vjecarët. E rëndësishme është të ndihesh i ri në shpirt, c?rëndësi ka numri në pashaportë?

Dembacaj: Sa vjece është?

Gramo: Bën 15 vjece tani.

Dembacaj: Keni shumë ndjekës të rregullt?

Gramo: Kemi ndjekës të rregullt, të rinj, por edhe të heshtur. Këtë e kuptoj kur takoj njerëz palidhje dhe e dinë që kam programin 2-4 dhe më falenderojnë se më dëgjojnë. Satisfaksioni është i jashtëzakonshëm dhe më bëhet zemra mal.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kenge-prezantim-apo-gazetari-ja-ke-zgjedh-kengetarja-shqiptare-qe-studioi-shkenca-politike

Recommended