Report TV - Gati vezët e patatet/PD del blof me protestën në Shkodër, Rama s'shkon

  • 6 years ago
Partia Demokratike ka organizuar një protestë në qytetin e Shkodrës me një grup tregtarësh të vegjël, të cilët kundërshtojnë përfshirjen në skemën e TVSH-së. Demokratët ishin informuar një ditë më parë se kryeqendrën e veriut do ta vizionte gjatë ditës së sotme edhe kryeministri Edi Rama dhe kishin mobilizuar tregtarët, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Protestuesit kishin vendosur ta prisnin Ramën me vezë dhe patate, me të cilat thanë se do godisnin kryeministrin. ?Këto i kemi për Edi Ramën. Kemi edhe vezë. 140 kokrra do ia rrasim në lule të ballit. E meriton, kjo nuk ishte kurrë gja?, thotë një prej protestuesve.

Recommended