Report TV - Urdhëri i Stomatologut, Rama i emocionuar, dedikim të ëmës së sëmurë: Krenar për ty!

  • 6 years ago
Kryeministri i vendit Edi Rama ka marrë pjesë në takimin e planifikuar me rastin e 100-vjetorit të Shërbimit Stomatologjik Shqiptar që u zhvillua në qytetin e Vlorës. Ai tërhoqi çmimin me të cilën u nderua nëna e tij Aneta Rama si ?Nderi i Stomatologjisë Shqiptare?.

Rama është shprehur i emocionuar për marrjen e titullin në emër të nënës së tij,e cila për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon nuk mund të ishte pjesëmarrëse.

I nderuar dhe i emocionuar që tërhoqa si mëkëmbës i nënës time, Anetës, e cila e kishte të pamundur të ishte e pranishme për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon, titullin ?Nderi i Stomatologjisë Shqiptare? - akorduar për të nga Urdhëri i Stomatologut të Shqipërisë, në një ceremoni prekëse në vendlindjen e saj, me rastin e 100 vjetorit të Shërbimit Stomatologjik të Vlorës

Recommended