Cfare i tha Cindy te emes pasi u afirmua si volejbolliste

  • 4 years ago
Cindy Marina është 21 vjeç. Ka lindur në Amerikë dhe përfaqësoi Shqipërinë në ?Miss Universe 2019?, pasi u përzgjodh fituese në kompeticionin ?Miss Universe Albania 2019?.

Konkursi i bukurisë ?Miss Universe 2019?, u mbajt më 8 dhjetor 2019 në Atalanta SHBA. Cindy u rendit mes 20 vajzave më të bukura, në kompeticionin shumë të vështirë ku mori pjesë.

Ajo gjithashtu është pjesë e ekipit të Kombëtares së Volejbollit shqiptar për femra që prej vitit 2016. Cindy së bashku me mamin e saj, Kristina Nikolli ishin të ftuara këtë pasdite në emisionin ?Rudina?.

Mamaja e Cindyt ka qenë një ndër volejbollistet më të mira në Shqipëri. E ka nisur karrierën në këtë sport, që në moshën 10-vjeçare dhe ka vazhduar të luajë deri në vitin 1991. Ka qenë e aktivizuar me profesionistët e Vllaznisë dhe ekipin Studenti. Me këtë të fundit ka arritur të shpallet ndër 10 sportistet më të mira.