Report TV - Vlorë, digjen 2 automjete të efektivit të 'Delta Force', dyshohet e qëllimshme

  • 6 years ago
Gjatë natës së mbrëmshme janë djegur 2 makina në qytetin e Vlorës, për të cilat dyshohet se djegia është e qëllimshme. Ngjarja ka ndodhur lagjen ?1 Maji? në orën 01:45, ku nga flakët është përfshirë një automjet tip ?BMW? X5 me targa AA200MZ, dhe një makinë e llojit ?Benz? me targa AA171RX.

Të dyja automjetet janë në pronësi të Ermelind Abazi, efektiv i "Delta Force", ndërsa në momentin e djegies kanë qenë të parkuara. Pista e hetimit është ajo e zjarrvënies së qëllimshme për shkak të detyrës, por ende nuk dihen rrethanat dhe autorët.

Recommended