Report TV - Durrës, tenton të grabisë me thikë te një Bankë, arrestohet autori

  • 6 years ago
Një bankë e nivelit të dytë është tentuar të grabitet pak minuta më parë në Durrës. Report Tv sjell pamje nga vendi ku është tentuar grabitja e bankës, pranë stacionit të trenit. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë arrestuar autorin.

Report Tv mësoi se është identifikuar autori i ngjarjes, që është shtetasi Kreshnik M. Ky i fundit është futur në ambientet e bankës, i armatosur me një thikë, duke kërcënuar punonjësit e arkës që t?i jepnin shumën e parave.

Punonjësit kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka arritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit. Ndërkohë, policia ka rrethuar gjithë perimetrin e bankës, për shkak të sigurisë, deri në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Recommended