Ismail Kadare merr cmimin e karrieres nga Akademia e Shkencave

  • 6 years ago
Lajmi i vetëm që vjen nga Akademia e Shkencave nuk është vetëm përplasja mes akademikëve për mënyrën se si duhet të reformohet. Sot ata u mblodhën për të vlerësuar me çmime kombëtare më të mirët mes tyre në disa shkenca. Në mungesë, ?Çmimi i Karrierës? iu dha shkrimtarit Ismail Kadaresë. U tha se dorëzimi do të bëhet në një moment të dytë, në një ceremoni të veçantë dhe jo në këtë të zakonshmen që zhvillon Akademia e Shkencave për fituesit e kategorive të tjera. Dhe meqë jemi të kategoritë, ?Çmimi Çabej?, iu dha Kolec Topallit për ?Fjalori Etimologjik i Gjuhës Shqipe?. Për shkak të moshës dhe gjendjes jo të mirë shëndetësore, çmimin e tërhoqi e bija.

Për shkencat e natyrës ?Radovickën? e morën Nazim Gruda dhe Andrea Shundi për vështrimin e tyre enciklopedik në hortikulturë. Çmimi ?Studiuesi më i suksesshëm i vitit? janë kërkuesit shkencor të gjuhës dhe kulturës shqiptare të Ukrainës e që në ceremoni u përfaqësuan me Aleksandër Novik.

Për secilin fitues me përjashtim të studiuesit të ri që merr 500 mijë lekë, për kategoritë e tjera çmimi përkthehet në 1 milion lekë.

Recommended