Si mund te ruhet harmonia ne cift, pavaresisht karrieres apo femijeve
  • 4 years ago
Sot në programin ?Rudina? në Tv Klan u soll në vëmendje një temë aktuale. Të gjithë kanë plane dhe synime në jetën e tyre dhe duket se një pjesë e mirë e tyre lidhen me krijimin e një familjeje dhe të pasurit të një raporti të shëndoshë me partnerin.

Por si mund të përballemi me problematikat që na vijnë gjatë kësaj kohe? Si ta bëjmë të mundur që raportin ta mbajmë të shëndetshëm, edhe pas shumë kohësh? Si mund të ruhet harmoni anë çift, pavarsisht monotonisë, karrierës apo fëmijëve? Për t?i dhënë një përgjigje këtyre pyetjeve të ftuar në studio ishin sipërmarrësja Silva Heijneman, gazetarja dhe moderatorja Ermira Çausholli, balerina dhe koreografja Olta Ahmetaj, analistja e çështjeve sociale Raina Kovaçi, sex blogger Zhaklina Lekatari.

Çiftet kalojnë shpesh mes shumë peripecish sidomos kur kanë shumë kohë pranë njëri-tjetrit. Psikologët kanë bërë studime të ndryshme dhe kanë zbuluar se shoqëria moderne me gjithë vështirësitë dhe ngarkesën për shkak të karrierës apo aspekteve të tjera të jetës, krijon shumë probleme në jetëgjatësinë e një raporti.

Sex blogger Zhaklina Lekatari shprehet se janë shumë faktorë që ndikojnë në marrëdhënien në çift, sepse burri dhe gruaja janë pjesë e së njëjtës skuadër dhe një skuadër është e sukseshme kur ka rezultate të mira. Sipas saj përgjegjësia dhe komunikimi është shumë e rëndësishme.
Ndërsa sipas sipërmarrëses Silva Heijneman, udhëtimet janë një tjetër element që e forcojnë një marrëdhënie dhe që ushqejnë shpirtin.
Recommended