Report TV - Një ditë pas daljes së letrës së Llallës, Lu takim 60 minuta me presidentin Meta

  • 6 years ago
Një ditë pas zbulimit të letrës që Adriatik Llalla i kishte drejtuar Kongresit amerikan, ku thuhej se Donald Lu i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës, ambasadori i SHBA në Tiranë ka shkuar në zyrën e kreut të shtetit këtë të enjte.

Nuk dihet fokusi i bisedës mes Lu dhe Metës, por ky takim vjen pikërisht vetëm disa orë pasi mediat publikuan letrën e ish-kryeprokurorit ku denonconte ambasadorin amerikan për presione në ushtrimin e detyrës së tij si Kryeprokuror i Republikës dhe që për më tepër i kishte kërkuar të prangoste kryetarin e atëhershëm të Kuvendit dhe të LSI-së.

"Për më tepër, në një mënyrë jo-diplomatike dhe kundër çdo norme të garantuar nga Konventa e Vjenës, ambasadori Lu i sugjeroi Prokurorit të Përgjithshëm se duhet të arrestonte Kryetarin e Parlamentit dhe gjithashtu kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta", thuhet në letrën e Llallës.

Nga ana e tij ambasadori Lu reagoi duket hedhur poshtë akuzat e Adriatik Llallës. "Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara. Nuk është për t?u habitur që vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij".

Recommended