Report TV - Vlorë, shkrumbohet plotësisht 'Audi' me targa italiane në Bishan

  • 6 years ago
Një tjetër makinë shtë shkrumbuar nga flakët gjatë natës së kaluar. Pas shpërthimit me eksploziv në një 'Audi', ku u dogjën dhe dy makina të tjera, flakët kanë shkrumbuar dhe një mjet tjetër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bishan të Vlorës.

Report Tv sjell foto nga vendngjarja, ku duket se mjeti tip 'Audi A7' është djegur totalisht. Burime të Report Tv bëjnë me dije se mjeti i djegur ishte me targa italiane. Gjithashtu, më datë 09.04.2018, në fshatin Bishan, ka marrë flakë automjeti tip ''Audi A-7'', në pronësi të shtetasit A.M., të cilin e kishte të parkuar pranë banesës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve së zjarrit të automjet.

Recommended