Aksidenti në Fier, pas dasmës përfundojnë në kanal me makinë, vdesin 2 kushërinjtë e vajza franceze

  • 6 years ago
Një aksident tragjik, me pasojë vdekjen e tre anëtarëve të një familjeje, ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Fierit. Ngjarja e rëndë është shënuar në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Varibop, ku një automjet tip "Suzuki", me targa IHZ 1755, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë, duke iu marrë jetën drejtuesit të mjetit dhe dy pasagjerëve, të cilët i përkasin të njëjtës familje.

Janë identifikuar viktimat e aksidentit tragjik, që janë shtetasit Fisnik dhe Agustin Murataj, djem xhaxhallarësh, si dhe e fejuara e Fisnikut, e cila ishte me origjinë franceze dhe quhej Nazia Aham, por që jetonte së bashku me dy viktimat e tjera në Greqi. Ata po ktheheshin nga një dasmë, ndërsa shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një gropë në rrugë. Shoferi i mjetit ka devijuar rrugën për të shmangur gropën, por ka përfunduar në kanal.Report Tv mësoi se personat po udhëtonin për në Greqi pas një gëzimi familjar, dasmë, por rruga e tyre është ndërprerë në mes, pas aksidentit fatal, që iu ka marrë jetën në orën 08:00 të mëngjesit. Trupat e pajetë janë dërguar në morgun e spitalit të Fierit. Ndërsa vijon puna për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Recommended