Report TV - Çelja e negociatave me BE, Rama ndan meritat me Bashën për plotësimin e kritereve

  • 6 years ago
Teksa opozita bën thirrje për mosbindje civile dhe anarki, qeveria ?Rama? ka paraqitur në Kuvend një raport mbi zbatimin e detyrimeve në kuadër të objektivit për çeljen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në raportin e zbardhur nga Shqiptarja.com, Këshilli i Ministrave liston të gjitha arritjet e shënuara gjatë vitit 2017. Në krye të listës së arritjeve referohet marrëveshja Rama-Basha e 17 Majit 2017, e cila kontribuoi në zhvillimin e qetë të zgjedhjeve parlamentare, duke përmbushur kësisoj kriterin politik. ?Shumica qeverisëse është e përkushtuar për të bërë çdo përpjekje për të siguruar një dialog politik konstruktiv dhe për të ecur më tej mbi bazat e konsensusit politik që ekziston sa i përket integrimit evropian, në mënyrë që të vijojë ndjekjen e axhendës së reformave në një frymë kompromisi dhe bashkëpunimi. Shprehje e qartë e këtij përkushtimi ishte marrëveshja e 18 majit 2017, e cila i dha fund bojkotit të Parlamentit nga opozita dhe përmirësoi klimën politike.

Recommended