Report TV - Rama analistëve: Ku i keni gjetur paratë për të ndërtuar vila në bregdet?

  • 6 years ago
Përveç opozitës, pjesë e akuzave të kryeministrit Edi Rama kanë qenë shpeshherë edhe analistët e gazetarët kryesorë në vend. Këta të fundit nuk i kanë shpëtuar akuzave të Ramës edhe një ditë më parë, në seancën plenare, ku temë diskutimi ishte taksa për Rrugën e Kombit.

Duke hedhur akuza të forta ndaj opozitës, e cila nuk ishte e pranishme në Kuvend, pasi po protestonte, Rama nuk kurseu as analistët e gazetarët. Rama iu ka kërkuar llogari këtyre të fundit, teksa i ka pyetur nga foltorja e Kuvendit se ku i gjejnë paratë që kanë nga dy apo tre shtëpi, madhe dhe vila në bregdet.

?Kujt ia tregojnë këta oligarkët që ndërtojnë kulla? Unë e di, të gjithë ata që shkruajnë, lloj lloj poshtërsish, shpifjesh, të gjithë ata nëse i merrni me radhë e kanë nga një shtëpi, kanë dhe nga dy, një në qytet dhe një në plazh. Si e kanë marrë nga kush? Nga rrogat e analizave apo gjobat e artikujve? Nuk dalin? Do të donin të bënin dhe kulla? Po kullat i bëjnë ata që kanë pronën, i bëjnë ata që kanë para. Nuk i zgjedh qeveria, nuk i zgjedh bashkia se kush do ndërtojë kulla. Dhe sa për atë, a duhen kulla, kjo është një temë tjetër e mbyllur me kohë??

Recommended