Report TV - Vettingu, Vitore Tusha kalon testin e pasurisë, merret në 'provim juridik'

  • 6 years ago
Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, është gjyqtarja e dytë, pas Fatos Lulos, që po kalon në 'rrjetën' e Vettingut. Në seancën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, gjyqtarja Tusha ka kaluar provën e parë atë për burimin e pasurisë së saj, ndërsa vijon të pyetet sa i takon pikëpamjeve profesionale për vendimet e marra në disa dosje gjyqësore që ka kaluar në dorë.

Relatorët kanë provokuar gjyqtaren duke i bërë pyetje juridike mbi aftësinë profesionale, mbi praktikën e mosdiskriminimit në praktikën evropiane, por ajo ka deklaruar se i ka bërë shpjegimet e saj.

?Kam bërë shpjegimet e mia, nuk kam parashtrime të reja?, ka thënë gjyqtarja, duke iu përgjigjur shkurt pyetjes për diskriminimin se "është sanksionuar në Kushtetutë dhe në Konventën Evropian". Këtu ka ndërhyrë edhe përfaqësuesi i ONM, duke i bërë gjyqtares pyetje juridike mbi të drejtat ndërkombëtare për barazinë para ligjit.

Trupa gjykuese kryesohet nga Alma Faska, ndërsa gjyqtarja Tusha mbrohet nga avokati Arben Llanaj. Relatorja Valbona Sanxhaktari ka deklaruar se ILDKP raportoi se pasuria e gjyqtares justifikohej me burime të ligjshme. Në këtë mënyrë, gjyqtarja Vitore Tusha ka rezultuar e pastër në pasuri nga verifikimet e KPK, por po i drejtohen pyetje relative nga relatorët lidhur me aftësinë e saj profesionale.

Recommended