A do të bojkotojë PD parlamentin të enjten? Ja si përgjigjet Grida Duma

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike ka paralajmëruar se të enjten do të nisë aksioni opozitar për mosbindje civile. E ftuar në studion e lajmeve të Ora News, deputetja e PD, Grida Duma nuk dha shumë detaje nëse do të ketë një bojkot apo jo, por tha se ajo personalisht të enjten do të jetë pranë qytetarëve.

Ilva Tare: Të enjten do të ketë bojkot të seancës së parlamentit?

Grida Duma: Të enjten unë personalisht, nuk di do të ketë bojkot apo jo sepse këto janë vendime që merren në forumet e partisë. Nuk kam pasur dhe as nuk kam qenë pjesë e ndonjë vendimmarrje specifike. Kam ndjekur gjithmonë vendimet e forumeve të partisë. Unë personalisht do të jem pranë qytetarëve atje ku sigurisht është prioriteti kryesor për të kuptuar që kemi një produket nga e gjitha kjo.

Ilva Tare: Por ju jeni votuar si deputete duhet të jeni dhe në parlament

Grida Duma: Sigurisht kam ndërgjegjjen e plotë për të kuptuar prioritetet, që në këtë rast janë qytetarët?

Duma komentoi edhe mbledhjet e përbashkëta të PD dhe LSI, që sipas saj janë shumë normale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/do-te-bojkotoje-pd-parlamentin-te-enjten-ja-si-pergjigjet-grida-duma

Recommended