Report TV - Rama 1 orë takim me Thaçin në Tiranë, në fokus zhvillimet e fundit mes dy vendeve

  • 6 years ago
Presidenti Hashim Thaçit ndodhet në Tiranë për një vizitë jo zyrtare. Për rreth 60 minuta, Thaçi ka zhvilluar një takim në ambientet e jashtme të një lokali me kryeministrin Edi Rama.

Nuk dihen tematikat e bisedës në një kohë kur në Kosovë dhe Shqipëri ditët e fundit ka pasur një sërë zhvillimesh.

Rama dhe Thaçi kanë preferuar të bisedojnë në ambientet e jashtme të lokalit, duke shfrytëzuar motin me diell.

Dëshmitarë okularë të takimit pohuan se Rama dhe Thaçi ishin tejet të relaksuar nën rrezet e diellit, duke përcjellë mesazhin se klima mes Kosovës dhe Shqipërisë është miqësore dhe e qetë, pavarësisht një sërë zhvillimesh të papritura që kanë trazuar politikën në Tiranë dhe Prishtinë.

Recommended