Report TV - Rruga e Kombit, 15 të proceduar për tubim të paligjshëm para policisë Tiranë

  • 6 years ago
TIRANE-Policia e kryeqytetit ka proceduar në gjendje të lirë 15 persona, të cilat kanë protestuar ditët e fundit para Drejtorisë së Policisë. Dje janë proceduar 8 qytetarë, ndërsa sot edhe 7 të tjerë. Në njoftimin për shtyp, policia e Tiranës thekson se qytetarët kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, kanë penguar qarkullimin e mjeteve transportit dhe kanë prishur rendin e qetësinë publike.

Duke nisur nga mbrëmja e së dielës para Drejtorisë së Policisë së Tiranës protestojnë familjarët, qytetarë dhe deputetë të opozitës duke kërkuar lirimin e protestuesve që u arrestuan në Kukës për tubimin në Rrugën e Kombit. Nesër të arrestuarit pritet që të dalin para gjykatës.

Recommended