Basha-Kryemadhi thirrje qytetarëve: Mos paguani taksa, këtë javë nis mosbindja civile

  • 6 years ago
Krerët e opozitës, Lulzim Basha i PD dhe Monika Kryemadhi e LSI, kanë deklaruar se brenda kësaj jave nis mosbindja civile dhe protesta masive në të gjithë vendin. Basha dhe Kryemadhi iu kanë bërë thirrje qytetarëve të mos paguajnë asnjë taksë dhe të bashkohen në protestë, që sipas tyre, do të jetë me të gjitha format.

"Patëm takim të zgjeruar të opozitës. Kemi vendosur të jemi në krah të qytetarëve shqiptarë, që po poshtërohen nga qeveria. Jemi në krah të gjithë shqiptarëve që goditen me taksat, hiqen nga ndihma ekonomike. Shqipëria ndodhet në prag të një humnere ekonomike, shkaktari është Edi Rama. Pasi vodhi zgjedhjet, vazhdon të qeveris me bandat dhe banditët. Në këtë vend nuk ka zgjedhje të ndershme, demokraci, qeveria shkel Kushtetutën.

Në këtë vend merr fund reforma në drejtësi, se mos vëllezërit e kryeministrit e të ministrit dalin bashkëpunëtor me trafikantët. Hapësira e vetme për t?i qëndruar në krah qytetarëve është mosbindja civile dhe kjo nis këtë javë, me të gjitha format e mosbindjes. Ky është vendim unanim i opozitës, e cila nis që sonte për të bërë realitet mosbindjen qytetare. Ne do ndërthurim të gjitha format e nevojshme të aktivitetit opozitar për të arritur qëllimin. Protesta në të gjitha format dhe mënyrat"

Recommended