Protesta në Rrugën e Kombit/Përplasje mes protestuesve e policisë, shkatërrohen dhe digjen sportelet

  • 6 years ago
Dhunë, përplasje, tym dhe flakë. Qytetarë nga veriu i Shqipërisë, kryesisht Kukësi, Tropoja dhe Hasi, por edhe shqiptarë nga Kosova janë përplasur me policinë e shtetit në Rrugën e Kombit në protestën e organizuar paraditen e sotme rreth orës 11:00 për të kundërshtuar vendosjen e taksës. Protesta nisi në orën 11:00, ndërsa zgjati deri rreth orës 14:00.

E ndërsa ishte paralajmëruar se protesta do të ishte paqësore, protestuesit u përplasën me policinë duke bllokuar qarkullimin në të dyja anët e Rrugës së Kombit. Fillimisht policia reagoi, por situata i doli nga kontrolli pasi numri i protestuesve ishte i madh duke e bërë të pamundur ndërhyrjen për t?i bllokuar.

Pas tërheqjes totale të bluve, protestuesit morën situatën në kontroll duke thyer dhe djegur sportelet dhe kabinat që kishte vendosur koncesionari për të vjelur taksën në Rrugën e Kombit. Protestuesit pas djegies së gjithçkaje, nuk lejuan që të hapet qarkullimi.

Recommended