Report TV - Propozimi surprizë /Votëbesim Bashës nga krerët e rinj të degëve të PD

  • 6 years ago
Një vit para sfidës së radhës elektorale, lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është angazhuar sërish për pajtimin e dy grupeve të mëdha kundërshtare në partinë më të madhe në opozitë; Grupit që përbën lidershipin aktual të partisë dhe të përjashtuarve nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2017. Përpos propozimit për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, siç edhe kërkuan kritikët e Lulzim Bashës në PD, Berisha mësohet se i ka kërkuar grupit të punës për ndryshimet statut reflektimin e disa kërkesave të linjës kundër Bashës në parti, me qëllim bashkimin e PD para zgjedhjeve të ardhshme lokale. Burime pranë Partisë Demokratike thanë për Shqiptarja.com se një nga propozimet që po diskutohet, parashikon zgjedhjen e kryetarit të partisë nga kryetarët e të gjitha degëve të PD. Sipas këtij propozimi, fillimisht zhvillohen zgjedhjet për të gjithë krerët e degëve të Partisë Demokratike, sipas parimit një anëtar një votë. Më pas, kryetarët e rinj votojnë për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.

Recommended