Report TV - Veting në administratën publike, në prill-qershor nis largimi i punonjësve

  • 6 years ago
Nuk do të ketë qetësi dhe siguri për rreth 80 mijë punonjës të administratës shtetërore, në të cilën, sipas kryeministrit Edi Rama, ka ende shumë grabitqarë dhe parazitë. Në tremujorin e dytë të vitit 2018, qeveria ka parashikuar përfundimin e procesit të ristrukturimit të ministrive të linjës dhe institucioneve të varësisë, proces ky që ka nisur që nga fundi i vitit 2017, në kuadër të motos ?të çojmë tepsinë për skrap?.

Shqiptarja.com zbardh një dokument të Departamentit të Administratës Publike, i cili përcakton afatet për përfundimin e procesit të analizës së gjendjes aktuale të administratës, për rishikimin funksional të institucioneve shtetërore dhe për ristrukturimin e ministrive të linjës. Dokumenti gjithashtu parashikon tremujorin e dytë të vitit 2018 si afat për vënien në zbatim të modelit të ri të organizimit të administratës shtetërore, çka pritet të prodhojë largime të punonjësve nga administrata, pikërisht për shkak të ristrukturimit të institucioneve, përshkimit të vendeve të punës dhe shkurtimit të vendeve të panevojshme të punës, të projektuara për parazitët.

Recommended