Report TV - Këshilli Kombëtar i Integrimit/ Vlahutin: Negociatat s’janë dhuratë

  • 6 years ago
Pasditen e sotme është mbledhur Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian me qëllim diskutimin mbi Strategjinë e Komisionit Europian për zgjerimin në kuadër të procesit hapjes së negociatave, që Shqipëria shpreson që të ndodhë në qershor. Pjesë e takimit ka qenë edhe ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, e cila theksoi se negociatat nuk janë një dhuratë, ndërsa kërkoi që të luftohet krimi dhe korrupsioni.

?Shteti i së drejtës është një nga pikat kryesore. Strategjia ka si bazë të saj luftën kundër korrupsionit dhe krimit. BE është e vendosur për të rritur angazhimin në rajonin e Ballkanit.

BE synon nxitjen e investimeve në rajon dhe mbështetjen në arsim dhe sektorin social, sidomos arsimit profesional. Negociatat nuk janë një dhuratë. Mirëpresim diskutimet nga shoqëria civile për të mbështetur dialogun mbi konsensusin për gjërat më të rëndësishme që kanë të bëjnë me Shqipërinë? tha ambasadorja e BE.

Recommended